28/05/2024

Sot takohen grupe të punës nga OBRM-PDUKM dhe VLEN për të vazhduar bisedimet për Qeverinë e ardhshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

OBRM-PDUKM dhe Koalicioni Vlen sot duhet t’i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim.

“Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informoi OBRM-PDUKM pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN.

Në takim morën pjesë lideri OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni “Maqedonia e Juaj” i kryesuar nga OBRM-PDUKM ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja “ZNAM” për Maqedoninë tonë dhe “E Majta” nga gjashtë mandate të deputetëve.

Për rezultatet në zgjedhje në KSHZ janë parashtruar 27 ankesa, nëntë nga Koalicioni VLEN, tetë nga OBRM-PDUKM, pesë nga LSDM dhe katër nga E majta. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski dje në mbledhje të KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa në grupe me më shumë vendvotime të përfshira. Nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI vlerësuan se janë parashtruar ankesa në KSHZ nga parti të tjera politike për parregullsi në vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 dhe po bëhet përpjekje që tu merren dy mandate të deputetëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...