14/06/2024

Studimi i ri: Vaji i ullirit dhe probiotikët ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një hulumtim i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të të ushqyerit “Ushqyerja 2023”, në Boston ka treguar rolin e rëndësishëm të zorrëve në ruajtjen e shëndetit të trurit.

Sipas hulumtimeve, marrja e probiotikëve mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së kujtesës që shoqëron plakjen. Pjesëmarrësit e studimit (169 persona të moshës 52-75 vjeç) me dëmtim të lehtë njohës që morën probiotikun Lactobacillus rhamnosus GG për tre muaj, panë një rritje në rezultatet e funksionit të tyre njohës. Ky përmirësim u shoqërua gjithashtu me ndryshime në mikrobiomën e tyre të zorrëve.

Ky hulumtim, vunë në dukje studiuesit, mund të hapë rrugën për trajtime të reja, jo-invazive që shfrytëzojnë mikrobiomën e zorrëve për të zbutur rënien njohëse në popullatën e plakur.

Një studim tjetër i paraqitur në të njëjtën konferencë zbuloi se vaji i ullirit rrit shëndetin e trurit dhe se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit lidhet me një rrezik më të ulët të demencës fatale.

Studiuesit analizuan pyetësorët dietik dhe të dhënat e vdekjeve për më shumë se 90,000 amerikanë, të mbledhur gjatë tre dekadave. Rezultatet treguan se ata që konsumonin më shumë se gjysmë luge vaj ulliri në ditë kishin një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga demenca në krahasim me ata që nuk konsumonin kurrë ose rrallë vaj ulliri. Përveç kësaj, zëvendësimi i vetëm një lugë çaji margarinë dhe majonezë me sasinë ekuivalente të vajit të ullirit në ditë u shoqërua me një rrezik 8-14% më të ulët të vdekjes nga demenca.

Studimet e mëparshme kanë lidhur gjithashtu konsumin më të lartë të vajit të ullirit me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ndërsa përfshirja e vajit të ullirit në modelin e dietës mesdhetare është treguar gjithashtu se ndihmon në mbrojtjen kundër rënies njohëse.

 

Top Channel

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...