02/12/2023

Sulmi ndaj Kuvendit, Prokuroria Speciale kërkon që lënda ndaj ish-aktivistëve të VV-së të kthehet në rigjykim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Gjykatën e Apelit, të martën është elaboruar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), me të cilën është kërkuar që lënda ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi, si dhe Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit, lidhur me akuzën për terrorizëm, të kthehet në rigjykim.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27 dhjetor 2022, i kishte liruar nga akuza katër të akuzuarit.

Përmes ankesës, Prokuroria Speciale ka kërkuar që lënda ndaj Krasniqit, Batushës, Halitit dhe Arifit të kthehet në rigjykim dhe rivendosje, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së Ligjit Penal.

Ndryshe, më 27 nëntor 2017, katër të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burgim Ish-deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë si dhe Adea Batusha me 2 vjet heqje lirie.

Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, lënda ishte kthyer në rigjykim. Kurse, Themelorja më 27 dhjetor 2022, mori aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve.

Kujtojm se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër tyre, të cilët i akuzonte për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Aktakuza thotë se me qëllim që Kuvendi të mos ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, më 4 gusht 2016, nga parking përballë Kuvendit, me raketahedhës dore kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...