20/06/2024

Sulmi terrorist në veri, Serwer propozime konkrete Perëndimit për Serbinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe dy persona mbetën të plagosur.

Serwer ka thënë se ky incident është konfirmim se Vuçiq nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas tij, dialogu Prishtinë-Beograd me këtë objektiv është mbulesë për qëllimin e tij real, pasi Vuçiq dëshiron ndarjen e katër komunave veriore me shumicë serbe, sikur aneksimin në Ukrainë.

“Ai do të preferonte ndarjen de jure dhe shpreson se suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta vërtetojë këtë objektiv. Por ai do të vendosej, për momentin, për qeverisje de fakto të veçantë, në formën e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Serwer shton se Kosova ka treguar se policia e saj mund të trajtojë, me mbështetjen e NATO-s, një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetra pjestarëve.

“Por është po aq e qartë se forca të blinduara serbe mund të hyjnë në Kosovë me lehtësi. Është më pak se 25 milje, ndoshta një orë me tank, nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në veri të Mitrovicës. NATO kohët e fundit ka përforcuar forcat e saj në Kosovë. Por nuk është e qartë nëse ata janë të pajisur apo të trajnuar për luftë kundër blindave”, u shpreh më tej.

Serwer thekson se diplomatët amerikanë dhe evropianë mendojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike, por shton se Vuçiq e di më mirë, dhe po përpiqet të bindë botën se serbët po pastrohen etnikisht nga Kosova.

“Kjo mund të vërtetojë një pretendim që tanket e tij mbrojnë civilët. Kjo është arsyeja pse ai vazhdimisht pretendon, pa prova, se një spastrim i tillë etnik po vazhdon, siç bëri dje në një takim me ambasadorin rus”, thotë ai.

Reagimi amerikan dhe evropian, u dobët

Sipas Serwer, reagimet perëndimore kanë qenë të dobët deri më tani.

“Brukseli dhe Uashingtoni u kanë bërë thirrje “të dyja palëve” që të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm. Kjo në mënyrë implicite barazon performancën e shkëlqyer të policisë së Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale që mund të kishte shkaktuar destabilitet në mbarë Ballkanin”.

“Ata që janë përgjegjës për politikën ballkanike në të dy kryeqytetet nuk janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjeve të tyre për të joshur Serbinë drejt perëndimit. Në vend të kësaj, ata po kërkojnë një kthim të shpejtë në “dialog”, deklaroi eksperti amerikan.

Serwer konsideron se një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar atë një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

“NATO do të përgatiste forcat e saj në veri të Kosovës për mbrojtje kundër një pushtimi të blinduar. Perëndimi do të lavdëronte policinë e Kosovës dhe do të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Ambasadorët në Beograd do të tërhiqen për konsultime”, shprehet ai.

Duhet një politikë e re

Serwer thotë se nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës, të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë, të përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara e po ashtu të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Por çka ndodhë nëse Beogradi refuzon?

“BE-ja duhet të njoftojë se po ngrin bisedimet e anëtarësimit. SHBA-ja duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, duke përfshirë bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos.

Washingtoni dhe Brukseli duhet gjithashtu të përgatiten për të nxitur Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Serbe.

Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë që të mos ketë incidente antiserbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiqit për spastrim etnik.

Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet të gjykojnë menjëherë autorët.

Është koha për të rikonfiguruar politikën perëndimore për Serbinë dhe Kosovën.

Rinovimi i qasjes aktuale do të sjellë dështime të reja. Një qasje më e fortë me Beogradin është hapi i parë i nevojshëm”, shkroi Serwer në Peacefeare./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...