01/05/2026

Sulmohet fizikisht imami Xhamisë në Miradi të Epërme, Ali Ismaili

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Imami i Xhamisë në Miradi të Epërme është sulmuar fizikisht, ai këtë lajm e bëri të ditur në facebook:
Postimi i tij:
Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike.
Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve.
I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...