07/07/2025

Suspendohen pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në kuadër të hetimit për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, mëson Klankosova.tv

Sipas burimeve të Klankosova.tv, kjo masë është rekomanduar nga IPK, por Prokuroria nuk ka lëshuar urdhër për ndalim policor, pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që i implikojnë zyrtarët në fjalë në vepime të kundërligjshme.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Inspektoratin, po ndërmerr veprimet e nevojshme, që çojnë në zbardhjen e plotë të incidentit, thonë tutje të njëjtat burime.

Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i  njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.

Në reagimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë 27-vjeçarit, por “përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

Klankosova.tv sot ka publikuar pamjet nga momenti kur Policia ka intervenuar, që pritet të analizohen nga hetuesit e IPK-së dhe do të shërbejnë si provë shtesë në hetimin e rastit./Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...