18/06/2024

Sveçla: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e Astrit Deharit janë të pashmangshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se zvarritja e zbardhjes së vrasjes së aktivistit, Astrit Dehari, rëndon edhe më shumë dhimbjen.

Sveçla, thotë se drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.

“Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari. Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët. Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”, ka shkruar ministri në Facebook.

Tutje, ai tha se idealet e Deharit do të jenë gjithmonë udhërrëfyese për angazhimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...