Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës janë duke u zhvilluar tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.
“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla./telegrafi