21/06/2024

Sveçla takohet me homologun e tij në Turqi, flasin për thellimin e bashkëpunimit në siguri

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Ankara ku është pritur nga homologu i tij, Ali Yerlikaya.

Sveçla ka thënë se Republika e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e përgjatë gjithë procesit të shtet-ndërtimit ka gëzuar përkrahjen e Republikës së Turqisë, e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.

“Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet, “me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...