15/06/2024

Tahiri: Taktikë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në korrik, e ka diasporën këtu

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka theksuar sërish se kjo parti nuk e mbështet shpërbërjen e Kuvendit por kërkon vetëm shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ose dorëheqjen e tij.

Tahiri e ka quajtur “taktikë” të Kurtit hapësirën për zgjedhje në mes të korrikut duke thënë se diaspora gjendet këtu.

“Aleanca nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkim ose dorëheqje të Kurtit, taktikë e tij të shkojë në zgjedhje në mes korrikut kur e ka diasporën këtu, e tu ikë përgjegjësive. Duhet të ballafaqohet të premten me ne për dështimet që ka pasë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se për tema që janë të interesit nacional Kurti mban takime vetëm kur do ai.

AAK-ja ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar në lehtësim të procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...