21/05/2025

Tajlanda heq regjimin e vizave për kosovarët

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tajlanda është vendi i radhës që ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Anadolu.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se ky është një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës kosovare.

Gërvalla tha po ashtu se kjo arritje reflekton përkushtimin kosovar të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës pas shumë vjet pritje kanë të drejtë të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen, ndërsa disa ditë më vonë regjimin e vizave për Kosovën e hoqi edhe Spanja e cila nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...