25/06/2024

Takimi i Ramës me liderët e rajonit në Tiranë: Nëse s’shkon Kurti, Bislimi nuk lejohet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nesër, në Tiranë, pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithëse liderët e shteteve tjera kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, po raportohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë pjesë e takimit.

Ndërkaq, zv/kryeministri Besnik Bislimi nuk mund të marrë pjesë në takim për shkak të protokollit që parashikon takim vetëm mes liderëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të hënën, më 17 korrik, në Tiranë.

Deri tani, liderët e tjerë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë në këtë takim joformal.

Ndërkohë, në një njoftim gjatë ditës, RTSh raportoi se zv/kryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve, por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit,raporton Nacionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shtyrë në një situatë delikate nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Kurtit i duhej të vendoste nëse do të pranojë ftesën për takim me liderët e rajonit, duke rënë në një vendim të vështirë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...