22/11/2024

Taravari shkarkon edhe drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazin

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e përmbushi premtimin që dha dje. Ai sot ka nënshkruar vendimet për shkarkimin e disa drejtorëve ekonomikë të Klinikave të Shkupit, ndër të cilëve edhe Besija Iljazin, ushtrues detyre e drejtorit ekonomik të Klinikës së Toksikologjisë.

Pas përfundimit të procedurave administrative në shërbimin juridik, përveç Iljazit, janë shkarkuar edhe drejtorët ekonomikë të Klinikave për Dermatologji, Mjekësi Fizike, Stomatologji, Klinikë Psikiatrike, Endokrinologji, Neurologji dhe Kirurgji Maksilofaciale.

Taravari dje tha se do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë këtë funksion, por pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore.

Taravari tha se pret që pas dy muajsh të mos ketë më drejtorë ekonomikë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...