21/04/2024

Të arriturat e Doganës së Kosovës më 2023

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij vitit të grumbullojë 1.6 miliardë euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5% se në vitin 2022, ka bërë të ditur nën një konferencë për medie, drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Ai më tej ka bërë të ditur se vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve ka arritur në 14.5 milionë, përderisa te luftimi i ekonomisë jo-formale vlera arrijnë në 27.4 milionë euro. Drejtori njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe 9 zyrtarë doganorë për korrupsion.

“Në vitin 2023 1.6 miliardë euro, 135 milionë. Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë 135 milionë apo 9.5% më shumë se në vitin 2022. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara”.

“Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”.

“Mallrat të importuara 5.8 miliardë euro, apo 5.46% më shumë se në vitin 2022. Te luftimi i ekonomisë jo formale 27.4 milionë euro, konfiskimet dhe sekuestrimet 14.5 milionë euro apo 27.46% më shumë. 9 zyrtarë janë arrestuar për korrupsion”.

Ai më tej ka shtuar se Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria e partnerët si Ambasada e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë që u kanë ndihmuar në avancimin e kapaciteteve, raporton EO.

Madje tha se kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë i rëndësisë kritike për rezultatet të deritanishme

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bënë punë të shkëlqyer në mbushte të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.

Ministri u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, tha se do të respektojnë çdo vendim. Përderisa për ankesat për rritjes së çmimit të rrymës, tha se kritikat duhet të adresohen të kompanitë furnizuese.

“Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka gjithë Evropa, nuk ka probleme më kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në Qeverinë tonë”.

“Lëvizje apo ndryshim të çmimit nuk ka pas, mund të ketë ndoshta kilivatë më shumë për familje, ajo duhet të adresohet më operatorin furnizues, unë duhet ta shoh faturën ndoshta ka ardhur këto ditë, nuk e di”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...