23/04/2026

Të dënuarit e Speciales dënimin do ta vuajnë në një shtet të tretë – Klinaku: S’kemi kundër kujt të protestojmë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të dënuarit me verdikt final nga Gjykata Special do të vuajnë dënimin në jë shtet të tjerët siç është e përcaktuar me ligj, i tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai shton se vuajtja e dënimin nuk parashihet në Kosovë, por në një vend tjetër.
“Ushtarët e UÇK-së nuk do të vuajnë dëmin askund deri sa të jetë verdikti i shkallës së fundit, kjo është vetëm shkalla e parë dhe mund të jenë dy tri shkallë të tjera deri sa të bëhet i plotfuqishëm secili vendim. Në të Kosovës nuk parashihet më ligj, në vendet e treta thotë, jo në Kosovë por në vendet e treta siç është bërë me ligj”.

Duke folur për Specialen, ai shtoi se ndonëse janë kategorikisht kundër vendimeve të saj, nuk kanë kundër kujt të protestojnë.
Sipas tij, Specialja është në Hagë, e Kuvendi që e ka themeluar atë as që merret me këtë çështje.

“Problemi është kujt t’i protestosh ndaj Gjykatës nuk mundesh sepse ajo është në Hagë, nëse organizohen protesta duhet të protestohet Kundër Kuvendi të Kosovës që e ka themeluar dhe nuk merret me këtë çështje”, tha ai.

Dënimi i ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg po cilësohet si vendim politik nga Klinaku.

Klinaku shtoi se nga krijimi i kësaj Gjykate e kanë ditur që do të merr vendime politike, sepse sipas tij, të dënohesh për vrasjet që kanë kryer serbet është vendim absurd.

“Ne që në fillim që është themeluar Gjykata Speciale e kemi kundërshtuar themelimin e saj për shkak se e kemi ditur që do të jetë Gjykatë politike, e kemi ditur që do të merr vendime politike, sepse të akuzohesh për një vrasje që kanë kryer serbet nuk ka më absurde”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...