08/07/2025

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin pranë selisë së PD, konfliktohen dy persona

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hëne në Kurbin, ku ngjarja ka ndodhur pranë selisë së PD-së.

Gazetarja Dorjana Bezat, bën me dije se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Dega lokale e selisë së PD-së në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku (Prenga) dhe Van Rica anëtar, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...