22/06/2024

Tërmeti shkatërrues në Marok, MPJD: Jemi të gatshëm për të ofruar ndihmë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

Nga ky dikaster kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.

Si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...