27/07/2024

Tërmeti vdekjeprurës në Marok, Kurti: Lajm i tmerrshëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën pas një tërmeti që ka goditur Marokun.

Kurti në një postim në platformën “X” ka shkruar se ky është lajm i tmerrshëm.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjet shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të cilët janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.2 goditi Marokun vonë të premten.

Sipas informacioneve të deritanishme, mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën, por dyshohet se numri mund të rritet ndjeshëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...