Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.
Sveçla shton se përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme.
“Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.
Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.
I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, shkruan ministri./Indeksonline/