15/07/2024

Tirana kërkon reciprocitet, Begaj: Për shqiptarët në Serbi, të drejta si serbët në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në New York. Begaj bëri thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga më shumë vende anëtare.

“Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni Pavarësinë e Kosovës”, tha Begaj.

Presidenti Begaj ka kërkuar në sallën e OKB trajtim të barabartë për shqiptarët në jug të Serbisë siç Kosova bën me minoritetin serb në veri të saj.“Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon”, u shpreh Begaj.

Duke inkurajuar vijimin e dialogut, Begaj kërkoi që në këtë proces të njihen kontributet që kanë dhënë Shqipëria dhe Kosova për të shuar tensionet dhe konfliktet në rajon.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë. Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...