Në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se, ish-kryeministri britanik, Tony Blair do e vizitojë Kosovën gjatë ditëve në vazhdim.
Në një njoftim për mbledhjen e së enjtes, është bërë e ditur se në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.
Por, nuk dihet dita e saktë e vizitës së tij.