27/07/2024

Tre minatorë grevist dërgohen në Emergjencë, Jonuzi: Janë në gjendje të rëndë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Greva e minatorëve të Trepçës ka hyrë në ditën e  katërt . E gjendja e minatorëve , çdo ditë e më shumë po rëndohet.

Sot tre minatorëve grevist, iu është përkeqësuar gjendja dhe se janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, për trajtim mjekësor.

Kryetari i Sindikatës së  Minatorëve,  Ibrahim Jonuzi ka thënë për “Indeksonline” se tre minatorët janë në gjendje të rëndë.

“I është përkeqësuar gjendja e tre minatorëve, të cilët janë në gjendje të rëndë“, ka thënë ai.

Por edhe përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën, me kërkesat si realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...