07/07/2025

Tregu i Kosovës mbushet me para false, zbulohet edhe një rast në Gjakovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro. Raste të tilla po raportohen me të madhe nga bankat e bizneset në Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se një zyrtar i bankës ‘Raiffeisen Bank’ në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 20 euro, që ishte deponuar nga një person dhe dyshohet se është e falsifikuar.

Posa është denoncuar rasti, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kartëmonedha është konfiskuar.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...