14/06/2024

Tri vjet nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kundërshtuesit po i bartin sot pasojat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministri tashmë deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar tri vite më parë mes Kosovës dhe Serbisë, u kundërshtua nga partia e cila tashmë është në pushtet.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Marrëveshja e Washingtonit, është më e rëndësishmja për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

“Janë thënë shumë të pavërteta për Marrëveshjen e Washingtonit nga opozita e atëhershme. Cilësimi i një marrëveshje që është arritur në Shtëpinë e Bardhë si e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën ishte gabim strategjik. Pasojat po i bartin çdo ditë. Unë personalisht jam fyer e sharë nga opozita e atëhershme”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se “ata populistë sot janë në Kuvend, Qeveri dhe Presidencë. Sot, është e qartë se ato epitete i meritojnë ata, jo unë. Sot, është e qartë se ata persona: ose janë mashtrues, ose janë naivë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose kanë tjetër orientim për Kosovën. E di secili prej tyre se në cilën kategori bien. E di edhe unë”.

Hoti ka shtuar se pas arritjes së kësaj marrëveshjeje me Serbinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte nisur dialogu në Bruksel për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Sot bëhen tri vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Washingtonit. Besoj se kjo distancë kohore nga nënshkrimi i saj mundëson reflektim më objektiv për rëndësinë e saj. Marrëveshja ka elemente ekonomike dhe gjeopolitike, dhe, duke qenë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, është më e rëndësishmja për Kosovën nga shpallja e pavarësisë. Përmes saj, si dhe me qeverisjen parimore dhe konsultative me miqtë ndërkombëtarë, e thye izolimi ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti I.

1. Cila ishte nevoja dhe arsyeshmëria e kësaj marrëveshje?
Republika e Kosovës është projekt i përjetshëm, me orientim euroatlantik, me demokraci liberale dhe ekonomi tregu. Shtetësia e Kosovës, në kuptim të së drejtës ndërkombëtare, është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por, subjektiviteti i jonë ndërkombëtarë nënkupton nevojën tonë, si dhe obligimin karshi mbështetësve të shtetësisë tonë, për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...