27/07/2024

Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Colorado, reagon Joe Biden

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk ka dyshim që paraardhësi i tij, Donald Trump mbështeti rebelimin, por se i takon gjykatave të vendosin nëse kjo e diskualifikon atë nga kandidimi për president në vitin e ardhshëm.

“Është e qartë. Ju i keni parë të gjitha. Nëse amendamenti i 14-të është i vlefshëm apo jo, ne do t’ia lëmë gjykatës ta marrë atë vendim”, tha Biden para gazetarëve gjatë një vizite në shtetin federal të Wisconsin.

“Por, ai me siguri mbështeti kryengritjen. Kjo nuk është në diskutim. Aspak. Zero. Dhe ai duket se po e përsërit këtë”, tha lideri amerikan, raporton cnn.

Biden reagoj ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Colorados që diskualifikojë Trumpin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale me arsyetimin se kishte nxitur mbështetësit të sulmojnë Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Si rezultat i këtij vendimi historik, Trump është kandidati i parë presidencial që konsiderohet i papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë sipas Amendamentit të 14-të të përdorur rrallë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ia ndalon zyrtarit që kanë qenë i përfshirë në “rebelim ose kryengritje” të mbajë poste publike.

Trump tha se do të apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së ndërsa organizuesit e fushatës së 77-vjeçarit vlerësuan se vendimi i gjykatës ishte “jodemokratik”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...