26/12/2024

Trump hedh poshtë akuzat, ish-presidenti amerikan lirohet me kusht

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Donald Trump është deklaruar i pafajshëm në katër aktakuzat federale që po e ngarkojnë republikanin pas hetimeve të prokurorit special, Jack Smith.

Ish-presidenti amerikan po akuzohet për përpjekjet për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e cila gjë shkaktoi trazira më 6 janar të vitit 2021 në Kongresin amerikan.

Prokurorët nuk kërkuan paraburgim për Trumpin. Në vend të kësaj, ai është liruar me kushte, të cilat përfshijnë të mos komunikojë me askënd që dihet se është dëshmitar në këtë çështje, përveç përmes avokatit të tij.

Theksojmë se aktakuza e parë i referohet përpjekjeve për të penguar mbledhjen, numërimin dhe certifikimin e votave, raporton cnn.

E dyta dhe e treta kanë të bëjnë me përpjekjet e supozuara për të penguar certifikimin e votave të kolegjit zgjedhor në Kongresin e SHBA-së më 6 janar të vitit 2021, të cilat kulmuan në trazirat e Capitolit.

Akuza e katërt ka të bëjë me tentativat e pretenduara për të ndërhyrë në të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për t’u numëruar votat e tyre.

Prokurori i posaçëm, Smith kërkoi një “gjykim të shpejtë” pas leximit të akuzave kundër Trumpit.

Ndryshe, ky është arrestimi i tretë i Trump-it në katër muaj. Smith e akuzoi në muajin qershor në lidhje me dërgimin në shtëpi të dokumenteve të klasifikuar.

Në muajin mars, një Juri e Madhe në Manhattan e akuzoi ish-presidentin për mashtrim në biznes.

Trump, i cili është kandidat për president në vitin 2024, ka deklaruar veten të pafajshëm në të dyja rastet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...