01/09/2025

Trump përplaset me Netanyahun: Ka uri të vërtetë në Gaza, nuk mund të falsifikohet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka pasur një përplasje të fortë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas deklaratave të këtij të fundit se në Rripin e Gazës nuk ka uri.

Sipas NBC News, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, një telefonatë e tensionuar mes dy liderëve ndodhi më 28 korrik, pas një deklarate të Netanyahut gjatë një aktiviteti publik ku tha se:

Sipas NBC News, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, një telefonatë e tensionuar mes dy liderëve ndodhi më 28 korrik, pas një deklarate të Netanyahut gjatë një aktiviteti publik ku tha se:

“Pavarësisht raportimeve të shumta për uri në Gaza, nuk ka uri në Gaza.”

Një ditë më vonë, Trump reagoi publikisht, duke shprehur mosbesimin ndaj pretendimeve të Netanyahut:

“Ka uri të vërtetë” në Rripin e Gazës, tha Trump, duke shtuar se “nuk mund të falsifikohet.”

Pas këtyre deklaratave, Netanyahu kërkoi një telefonatë me Trump, e cila ndodhi vetëm disa orë më pas. Në bisedën telefonike, Netanyahu këmbënguli se Hamasi kishte sajuar raportime për zi buke në Gaza dhe se zia e bukës nuk ishte përhapur gjerësisht.

Sipas NBC, gjatë telefonatës, Trump e ndërpreu Netanyahun dhe filloi të ngrinte zërin, duke thënë se ndihmësit e tij i kishin paraqitur prova të qarta për situatën:

“Fëmijët në Gaza po vuanin nga uria dhe nuk donte ta dëgjonte këtë të hidhej poshtë si gënjeshtër.”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...