14/05/2025

Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj sulmeve ajrore të Indisë kundër Pakistanit.

India nisi sulme me raketa në të paktën tre vende në territorin e kontrolluar nga Pakistani, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas zyrtarëve të sigurisë pakistaneze, transmeton Telegrafi.

India tha se “sulmi preciz” kishte në shënjestër infrastrukturën e përdorur nga militantët, pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, për të cilin New Delhi fajëson militantët e mbështetur nga Pakistani – një akuzë që Islamabadi e mohon.

Trump e quajti përshkallëzimin më të ri midis dy armiqve bërthamorë si një “turp”.

“Është turp. Sapo dëgjuam për këtë ndërsa po kalonim nëpër dyert e Zyrë Ovale. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë. Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...