19/06/2025

Trump thotë se BE-ja është bërëpër të përfituar nga SHBA

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se rekomandon vendosjen e një tarife prej 50% ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke nisur nga 1 qershori 2025, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky hap vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve të thella tregtare me Brukselin, të cilin Trump e akuzon për barrierat dhe praktikat tregtare të padrejta ndaj SHBA-së.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi: “Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar. Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e larta mbi vlerën e shtuar (TVSH), penalitetet qesharake për korporatat, barrierat jotregtare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara ndaj kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250 miliardë dollarë në vit – një shifër plotësisht e papranueshme“.
Ai shtoi se tarifa do të hiqet për produktet që janë ndërtuar ose prodhuar në SHBA.

“Nuk do të ketë tarifë nëse produkti ndërtohet ose prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”./sinjali

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...