07/07/2025

Turqi, të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një grup të rinjsh në qytetin Mardin të Turqis shpërndanë trëndafila si protestë e djegies së Kuranit në Suedi,

Të rinjtë në rajonin qendror Artuklu, shëtitën kishat me trëndafila në duar. Të rinjtë u dhuruan trëndafila zyrtarëve këtu dhe dënuan djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm të Suedisë.

Ibrahim Halil Yetim, një prej të rinjve që regjistroi momentet, tha se menduan se “si të reagonin” si të rinj muslimanë lidhur me ngjarjen në Suedi. Ai tha se vizituan kishat duke ndjekur këshillën e Profetit Muhamed dhe shprehën reagimet e tyre në mënyrë që u përshtatet muslimanëve.

“Islami është një fe e tillë, që edhe ata që vijnë për t’iu vrarë ringjallen me ty”, deklaroi Yetim duke shtuar se këtë e treguan në praktikë.

Kujtojmë se lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan më 21 janar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, kreu provokimin e djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stockholm. Askush nuk u lejua t’i afrohej Paludan-it i cili e kreu këtë akt nën mbrojtjen e forcave të shumta të policisë.

Shumë vende islame, veçanërisht zyrtarë të qeverisë dhe opozitës në Turqisë reaguan ndaj lejes së qeverisë suedeze ndaj Paludan-it për djegien e Kuranit./aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...