22/04/2026

Turqia kundërshton në takimin e OKB-së akuzat e Kinës lidhur me luftën kundër PKK/YPG-së

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioğlu, reagoi ashpër ndaj përfaqësuesit të Kinës i cili ka bërë akuza lidhur me luftën e Türkiye-s kundër organizatës terroriste PKK/YPG në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sinirlioğlu foli në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe i dha përgjigje Zv.përfaqësuesit të Përhershëm të Kinës në OKB, Geng Shuang, i cili akuzoi Türkiye-n për “goditje artilerike dhe sulme ajrore për shumë herë në veri të Sirisë dhe për kërcënim me fillimin e një operacioni tokësor” si dhe bëri thirrje “për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve”.

“Asnjë vend nuk ka të drejtë të na japë mësime ne në çështjen e luftës tonë kundër terrorizmit. Kundërshtojmë deklaratat që dëgjojmë sot të cilat shikojnë në vetvete të drejtën të shprehin se çfarë duhet të bëjmë dhe nuk duhet të bëjmë ne, ndërkohë që mbrojmë kufijtë tanë, mbrojmë popullin tonë”, tha Sinirlioğlu.

Vendosmëria e Türkiye-s në luftën kundër terrorizmit është e palëkundur dhe ajo do të vazhdojë të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur popullin dhe për të garantuar sigurinë kufitare të saj, theksoi Sinirlioğlu, duke shtuar se në dy vitet e fundit mbi 500 sirianë kanë humbur jetën në sulmet e PKK/YPG-së në veri të Sirisë.

“PKK/YPG/SDG ushtron presion mbi popullin në verilindje dhe zhvillon një agjendë përçarëse. Mbështetja e kësaj organizate terroriste/përçarëse me justifikimin për luftën kundër DEASH-it, para së gjithash është në kundërshtim me rezolutat e OKB-së të cilat konfirmojnë sërish angazhimin e fuqishëm për integritetin territorial të Sirisë”, tha ndër të tjera Sinirlioğlu.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...