23/06/2025

Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarive të tyre

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje të apelojnë pezullimet e llogarive dhe të vlerësohen sipas kritereve të reja të platformës së mediave sociale për rivendosjen, duke filluar nga 1 shkurti, tha kompania të premten.

Sipas kritereve të reja, të cilat pasojnë blerjen e kompanisë nga miliarderi Elon Musk në tetor, llogaritë e Twitter do të pezullohen vetëm për shkelje të rënda ose të vazhdueshme dhe të përsëritura të politikave të platformës.

Shkeljet e rënda të politikave përfshijnë përfshirjen në përmbajtje ose aktivitet të paligjshëm, nxitjen ose kërcënimin e dhunës ose dëmtimit, dhe përfshirjen në ngacmimin e synuar të përdoruesve të tjerë, ndër të tjera, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Twitter tha se në vijim, do të ndërmarrë veprime më pak të rënda, në krahasim me pezullimin e llogarisë, të tilla si kufizimi i shtrirjes së cicërimave që shkelin politikat e platformës ose duke u kërkuar përdoruesve të heqin cicërimat përpara se të vazhdojnë të përdorin llogarinë.

Në dhjetor, Musk u kritikua për pezullimin e llogarive të disa gazetarëve për një polemikë mbi publikimin e të dhënave publike për aeroplanin e miliarderit. Më vonë ai u rikthej qasjet në llogaritë e tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...