08/09/2024

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet e bëra ndaj Kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Rasti është inicuar pasi Zeqiri ka raportuar se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit nga një person i identifikuar si Stefan Markov, i cili pretendohet të jetë oficer i MUP-it të Serbisë.

Zeqiri ai ka bërë të ditura kërcënimet që ka marrë përmes disa mesazheve ku shkruan “Do të marrësh plumb në kokë.”

Prokuroria ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “Kanosja” dhe ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...