08/09/2024

Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të gjitha 27 vendet anëtare të BE janë pajtuar për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, ka njoftuar presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Ai tha se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Kishte frikë se presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës, dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot është “një ditë e mirë për Evropën”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...