Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit Popular Politics në YouTube, i cili u nis nga mbështetësit e Alexei Navalny, telefonoi Nikolai Peskov, djalin e zëdhënësit të Presidentit rus Dmitry Peskov, dhe e transmetoi bisedën drejtpërdrejt në kanalin YT.
Duke u prezantuar si komisar Nizovtsev, ai i tha se i ishte dërguar një thirrje për mobilizim dhe e urdhëroi që nesër në orën 10 të paraqitet për kontroll mjekësor.
“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam Peskov, sa gabim është të më dërgoni atje. Shkurt, unë e trajtoj në një nivel tjetër”, u përgjigj djali belbëzues i zëdhënësit të Kremlinit.
Më pas ai tha se nuk do t’i përgjigjej thirrjes dhe se nuk ishte regjistruar për vullnetarët.
“Unë jam zotëri Peskov. Do ta zgjidh këtë në një nivel tjetër”: Djali i Peskov refuzon të shkojë në luftë
