Anemia është një sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve.
Ajo shoqërohet me disa simptoma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke.
Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat.
Hekuri është një mineral që merret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjeni më poshtë ushqimet më të pasura me hekur që duhen konsumuar nga anemikët dhe jo vetëm.
Barishtet
Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore. Rrjedhimisht, nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e racioneve të konsumuara në ditë. Spinaqi i gatuar dhe i plotësuar me limon është një burim i shkëlqyer i hekurit. Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi.
Arrorët Dhe Farat
Arrorët dhe farat janë burimet më të shëndetshme të proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe hekurit. Me 28 gramë fistik do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.
Mishi i Kuq Pa Dhjamë
Një copë me mish viçi të rritur në natyrë plotëson 22% të nevojës ditore për hekur. Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organizmin, AgroWeb.org ju rekomandon që mishin ta shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.
Soja
Kjo fasule e vogël është një burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore. Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët. Soja është e pasur edhe me proteina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.
Vezët
Vezët janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një anemiku. Ato përmbajnë shumë hekur dhe mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.
Mishi i Bardhë i Pulës
Pjesa e gjoksit të pulës është një burim i shkëlqyer i hekurit. Nëse e gatuani në zgarë pa yndyrë, atëherë është shumë më e shëndetshme. Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.
Bishtajoret
Bishtajoret, veçanërisht thjerrëzat janë të shkëlqyera kundër anemisë. Në gjysëm racioni do të plotësoni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi çdo ditë.
Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban stomakun të shëndetshëm.
Kujdes
Kafeja dhe çaji ndërhyjnë dhe pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi. Ndaj kur të konsumoni ushqimet e lartpërmendura frenojeni dëshirën për kafe ose çaj pas buke./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.