Në anije ishte aktivistja Greya Thunberg, antarja e parlamentit evropian Rima Hassan, aktori Liam Cunningham si dhe 12 aktivistë të tjerë.
Greta në një deklaratë të saj tha: “Jam gati të jap jetën time për 100 kg miell të mbërijnë në Gaza”.
Ministria e Jashtme izraelite ka konfirmuar se ushtria ka sekuestruar anijen humanitare Madleen, e cila po lundronte drejt Gazës, dhe po e tërheq drejt brigjeve izraelite. Sipas deklaratës zyrtare, aktivistët në bord do të dëbohen në vendet e tyre të origjinës.
“Forcat detare udhëzuan Madleen të ndryshonte kursin, për shkak se po i afrohej një zone të ndaluar, sipas bllokadës detare ligjore që zbatohet ndaj Gazës,” tha ministria në një postim në rrjetin X (ish-Twitter).
Koalicioni i Flotiljes për Liri ka denoncuar se forcat izraelite rrëmbyen aktivistët vonë të dielën, pasi anija u bllokua në ujërat ndërkombëtare. Komunikimi me anijen është ndërprerë që prej ndërhyrjes ushtarake. Pamje të mëparshme treguan anijen të rrethuar nga mjete izraelite, me ushtarë që urdhëronin aktivistët të ngrinin duart.
Sipas deputetes francezo-palestineze Rima Hassan, në bord u aktivizuan sirena pasi dronë izraelitë spërkatën anijen me një lëng të bardhë. Raportuesja Speciale e OKB-së Francesca Albanese konfirmoi se mbi anije u panë dy dronë të tipit “të rrezikshëm”.
Anija Madleen, 18 metra e gjatë, u nis më 1 qershor nga porti i San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë, si pjesë e misionit të fundit të Koalicionit për Flotiljen e Lirisë për të thyer bllokadën izraelite ndaj Gazës dhe për të shpërndarë ndihma emergjente./mesazhi.com/