14/06/2024

Vajguri që shitet ‘online’ është ujë, flet mjeku popullor Erxhan Muharremi për keqpërdorimin e imazhit të tij

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në emisionin e së enjtes, Kiks Kosova raportoi për rrezikun që mund të u kanoset qytetarëve nga blerja e ilaçeve popullore nëpër faqe interneti.

Një produkt i cili po qarkullonte në internet ishte vaj guri i cili qytetarëve po u servohet si ilaç për shërimin e kancerit dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Në një lidhje direkte në KIKS Kosova, mjeku alternativ Erxhan Muharremi foli se si vajguri i pastër i cili, sipas tij, tash e nëntë shekuj përdoret në vende si India e Rusia, mund të ndikojë në shërimin e shumë sëmundjeve.

Sipas tij, vajguri si ilaç nuk ka ndonjë vërtetim shkencor sepse çmimi i tij është shumë i lirë dhe në këtë mënyrë fshihen detajet e përdorimit dhe sasisë së këtij produkti.

Për KIKS-in, Muharremi tha se shumë faqe po e shfrytëzojnë figurën e tij dhe informacionet që jep nëpër intervista për këtë produkt, mirëpo produktet që shesin janë thjesht ujë.

“Shumë faqe po shfrytëzojnë figurën time për të shitur vajguri por ato produkte mund të jenë ujë i thjeshtë apo mineral por assesi vajguri. Unë nuk garantoj për ato produkte”, tha ai në një lidhje direkte për KIKS-in.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...