08/09/2024

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë nuk u shënuan tensione, raporton Anadolu.

Protesta e 18-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndryshe nga protestat e kaluara nuk u shënuan tensione, ndërkohë organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave. Zv.kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i opozitës, Dorjan Teliti, gjatë protestës u shpreh se rezistenca është mjeti demokratik më i mirë për të vazhduar qëndresën.

Në Shqipëri janë organizuar në muajit e fundit protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...