26/12/2024

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”.

Protesta e 21-të është organizuar nga përfaqësues të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zëvendëskryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i opozitës, Dorjan Teliti, në fjalën e tij në protestë u shpreh se detyra e tyre është qëndresa.

“Ne meritojmë një Tiranë normale, një Tiranë të qytetarisë dhe të mundësive. Ne meritojmë një Tiranë të ligjshmërisë, të fjalës së lirë dhe të transparencës dhe këtë do ta realizojmë gjithë së bashku”, tha Teliti.

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës dhe ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u shpreh se protesta është në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

“Me përulje falënderoj protestuesit, qytetarët e Tiranës që dalin në këtë protestë maratonë, e 21-ta, e paprecedentë dhe një protestë qëndrese në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Këlliçi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, theksoi se nuk tërhiqen nga protesta dhe nga e drejta për të vendosur drejtësinë.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në javën e ardhshme.

Në Shqipëri në muajit e fundit janë organizuar protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...