19/04/2024

Vdekja e gruas në Prishtinë, Trafiku Urban del me një sqarim publik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të premten në Prishtinë një grua ka ndërruar jetë, por që viktima ishte alivanosur fillimisht në një nga autobusët e trafikut urban.

Trafiku Urban përmes një komunikate drejtuar mediave ka theksuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:13, ku gruaja fillimisht ishte ulur në autobus, e më pas është alivanosur, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se gruas i është dhënë ndihmë derisa në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë.

“Me datën 02.03.2024 në autobusin e linjës 3C, rreth orës 12:13, stafi i autobusit ka njoftuar se ka ndodhur një rast në autobus ku është alivanosur një qytetare. Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë.

“Theksojmë se stafi ynë është trajnuar për të reaguar në këto raste, e edhe në këtë rast ka reaguar shpejt dhe me përgjegjësi”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, policia sot ka njoftuar se viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...