10/10/2024

Vdes edhe një punëtor në vendin e tij të punës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punëtori i kompanisë “N.N.T Çlirimi” që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash, mori lëndime të rënda e ku për pasojë, ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë. Përkundër intervenimeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të enjten në mbrëmje

Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu që ndërroi jetë është Betim Gashi, 27-vjeçar nga fshati Përqevë i Klinës.

Njoftimin e ka dhënë edhe familja Gashi, me ç’rast kanë njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet nesër.

“Ka ndërruar jetë Betim Rifat Gashi (07.11.1996) nga Përqeva e Klinës, në vendin e punës në Prishtinë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (23.12.2023), në varrezat e fshatit Përqevë, në orën 13:00.”

Posa Policia është njoftuar për rastin kurse njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi i pajetë, për t’u dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...