Një nënë lehonë ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
31-vjeçarja kishte pasur komplikime gjatë shtatzanisë dhe po ashtu gjatë procesit të lindjes.
Uka ka bërë të ditur se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht në Mjekimin Intensiv dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, nuk ia doli.
Po ashtu e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes.