08/09/2025

Vetëvendosje akuzon opozitën, i quan “shkatërrues të shtetit”, thumbon Rrahman Jasharaj që dikur e mbështeste

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje(VV), përmes një video në Facebook, ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Kjo video vjen në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, dhe ditë në të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Në video shihet edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka shpallur greva të përgjithshme që nga 25 gushti, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se ka koalicion me PAN-in.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë, për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme, por praktikisht në një qëllim”, thuhet në postimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...