22/06/2024

Vetëvendosje: Policia e kontrollon krejt territorin, u zhgënjyen ata që thonin s’shkoni më atje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video ku thotë se Policia e kontrollon krejt territorin.

Sipas tyre pas sulmit të 24 shtatorit, u  zhgënjyen ata që thonin nuk shkoni më atje, nuk guxoni më.

“Një muaj nga tentim aneksimi i pjesës veriore të Republikës së Kosovës prej grupeve të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia. Një muaj nga sulmi tinëzar terrorist i grupeve kriminale. Një muaj qëkur polici, rreshteri, Afrim Bunjaku, u bë heroi ynë më i ri. Tre terroristë u vranë, shumë u plagosën dhe të tjerë ikën malit për në Serbi. Policia e Kosovës kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste. U zhgënjyen. U zhgënjyen edhe të tjerët që thoshin nuk shkoni më atje, nuk guxoni më, e kështu me radhë”, thuhet në video.

“24 shtatori është data kur përfundimisht u zhveshën pretendimet e Serbisë mbi Republikën tonë. Ajo u demaskua në të gjitha elementet, nuk do dialog, nuk do paqe dhe nuk është e gatshme të jetë e barabartë me vendin tonë”.

Në video thuhet se për popullin e Kosovës kjo nuk është befasi sepse e njohin mirë.

“Tash është koha për sanksione ndaj Serbisë dhe më shumë siguri për Kosovën”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...