12/12/2024

VIDEO:Skena të turpshme! Trajneri kosovar e rrah vajzën tetë-vjeçe, humbi ndaj rivales serbe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës, emri i tij Valmir Fetiu ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Taekwondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix. ba.

Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.

pic.twitter.com/5LCeTyUhmv

— Pluton (@Pluton45873221) November 10, 2024

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...