Është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në qytetin e Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.
Ai ka shprehur kënaqësinë për ndërtimin e xhamisë duke thënë se qytetit të tij po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton infrastrukturën e nevojshme për besimtarët islam.