Në Dhomat e Specializuar në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca e sotme është njoftuar të nisë në ora 09:00 dhe do të zgjasë shtatë orë e gjysmë.
Seanca e sotme vazhdon pas asaj të djeshmes, ku dëshmoi dëshmitari Rrustem Tetaj.
Tetaj teksa foli për takimet me Thaçin në Kazermën e Prapaqanit, duke thënë se sa herë shkonte tashmë i akuzuari atje, ata kishin nga pak probleme.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, edhe nesër do të ketë seancë, për të shkuar më pas në pushim një javë dhe për t’iu rikthyer procesit gjyqësor në mes të shtatorit.