17/06/2024

Vishaj: Aktualisht dy presona të prekur me meningjit – gjendja e qetë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori në Klinikën Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se aktualisht në Kosovë janë të prekur dy persona me Sindromën meningjeale.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, ai ka treguar se gjendja është e qetë dhe stabile sa i përket kësaj çështjeje.

Tutje, ai ka theksuar se që nga janari janë hospitalizuar mi 80 raste me meningjit, prej të cilëve asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Kujtojmë se ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, ku theksohet se janë shtuar rastet me meningjit.

“Ministria e Shëndetësisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme, bazuar në raportin e IKSHPK, kërkon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Sipas kësaj ministrie, bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

“Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjentët”, ka shtuar MSh-ja.

Sipas saj, shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale, ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

Ministria e Shëndetësisë në fund thekson se sapo të vëreni simptomat e para apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...