05/12/2024

Von der Leyen kërkon urgjentisht shtensionim të situatës në veri të Kosovës

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth situatës së sigurisë në Kosovë, transmeton Anadolu.

Ursula von der Leyen tha në rrjetet sociale se ka kërkuar shtensionim të situatës dhe kthimin e përfaqësuesve kosovarë dhe serbë në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), në Bruksel.

Ajo tha se për situatën aktuale në Kosovë gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Do të flas sot më vonë me presidentin Vuçiq”, shkroi ai.

Biseda e Von der Leyen me kryeministrin Kurti vjen disa orë pasi u sulmua me granata dore objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë “që menjëherë t’i ndalë nxitjet për dhunë, para se të ketë humbje jete”.

Gjuajtjen me granata dore e cila shkaktoi disa dëme materiale në veturat zyrtare, Policia e Kosovës e sheh si akt terrorist.

Situata në katër komunat veriore të Kosovës është në tension që nga fillimi i protestave të qytetarëve serbë atje më 26 maj.

Përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar mbajtje të zgjedhjeve të reja lokale në këto komuna, si mënyra e vetme e daljes nga tensionet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...